12:53 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Disa arsye për tribunat e zbrazëta në La Liga këtë fundjavë

Ishte një fundjavë ku Julen Lopetegui, Arturo Vidal dhe Arthur debutuan në shtëpi për skuadrat përkatëse, derisa Leo Messi e nisi me dopietë dhe Gareth Bale shënoi pas epokës së Cristiano Ronaldos.

Pavarsisht këtyre, ishte një fakt i cili duhet të marrë më shumë vëmendje se të gjitha aspektet tjera.

Bëhet fjalë për numrin e vogël në tribuna te stadiumi i Barcelonës dhe i Real Madridit në javën e parë të La Ligas, transmeton IndeksOnline.

48,446 tifozë ishin të pranishëm në Bernabeu për fitoren e Realit, 2-0 ndaj Getafes, derisa 52,356 tifozë e shikuan ndeshjen, Barcelona – Alves (3-0).

Këto shifra janë mjaft zhgënjyese nëse i krahasojmë me ndeshjet e kaluara hapëse për sezonin e ri në dekadën e fundit.

Sa i përket Realit, këtë numër të vogël të tifozëve nuk e kishte asnjëherë në dekadën e fundit, transmeton IndeksOnline.

Ka disa arsye që mund t’i justifikojnë tribunat e zbrazëta për këtë fundjavë në La Liga.

Mungesa e një transferimi të rëndësishëm në Bernabeu, pastaj arsye tjetër është edhe ora 22:15, ku në këtë orar luajtën dy rivalët.

Dhe normalisht se është e vështirë për tifozët të jenë prezent në stadium.

Një arsye tjetër mundë të jetë edhe çmimi i biletave të cilët sillenin nga 40 euro në 125 euro./IndeksOnline/