15:05 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dita e 12-të e Lojërave Olimpike, Norvegjia kryeson me 33 medalje (Foto)

Sot ka përfunduar dita e 12-të e Lojërave Olimpike Dimërore “PyeongChang” që po mbahen në Korenë e Jugut.

Përfaqësuesja e Norvegjisë vazhdon kryesimin në tabelën e medaljeve, shkruan IndeksOnline.

Norvegjezët kanë grumbulluar gjithsej 33 medalje, 13 të arta, 11 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Pas ekipit norvegjez mbetët Gjermania me 24 medalje, 12 të arta, 7 të argjendta dhe 5 të bronzta.

Në pozitën 3 dhe 4 mbetët Kanadaja me 21 medalje, 9 të arta, 5 të argjendta – 7 të bronzta, dhe Holanda me 16 medalje, 6 të arta, 6 të argjendta dhe 4 të bronzta.

Kjo mund të ndryshoj, pasi kanë mbetur edhe katër ditë deri në mbylljen e Lojërave Olimpike./IndeksOnline/

Temat: