Dita e “emoj-ve”, Majlinda Kelmendi imazh i IJF-së (Foto)
Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në Botë me shumë medalje të arit në gara ndërkombëtare.
Ajo është e njohur për emocionet që i shpreh pas çdo gare që e zhvillon, shkruan indeksonline.
Lotët e saj do të mbeten në mendje të të gjithëve pas triumfit në Lojërat Olimpike, ku fitoi medaljen e artë historike.
Fytyra e saj është zgjedhur si imazh i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos në ditën botërore të emojve. /IndeksOnline/