16:20 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Dita e parë e Ramazanit, shpërndahen 400 pako ushqimore në Prishtinë [Foto]

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot janë shpërndarë ndihma me donator nga Turqia për të varfërit e Prishtinës.

Shoqata “Bereqeti”, dega në Prishtinë, për nder të këtij muaji ka shpërndarë sot 400 pako ushqimore, shkruan Indeksonline.

Ndihmat janë shpërndarë te xhamia “Pavarësia” në kryeqytet.

Drejtori i Shoqatës “Bereqeti”, dega në Prishtinë, Nexhmi Hoxha ka shpresuar se gjatë këtij muaji do të ketë edhe më shumë donator vendor, në mënyrë që t’iu dalin në ndihmë të varfërve.

Sipas Hoxhës, gjatë këtij muaji duhet shfaqur gjithnjë shumë humanizmin ndaj atyre personave që me të vërtetë kanë nevojë.

Kujtojmë, se para muajit të Ramazanit, pikërisht kjo shoqatë ka shpërndarë edhe 270 pako të tjera ushqimore për të varfërit.

Më poshtë shikoni disa foto: