15:24 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dita e tretë e Olimpiadës, ky shtet ka më së shumti medalje (Foto)

Sot po zhvillohet dita e tretë e Lojërave Olimpike Dimërore “PyeongChang2018” në Korenë e Jugut.

Përfaqësuesja e Kosovës kishte për të debutuar sot, por gara e skiatorit, Albin Tahiri u shty për shkak të erërave të forta, shkruan IndeksOnline.

Në tre ditë janë shpërnda afër 33 medalje (të arta, të argjendta dhe të bronzta).

Shteti me më së shumti medalje të fituar deri tash është Norvegjia, me 8 medalje – 1 të artë, 4 të argjendta dhe 3 të bronzta.

Edhe pse ekipi norvegjez ka më së shumti medalje, listës i prinë Gjermania me katër medalje – 3 të arta dhe 1 të bronztë. Në pozitën e dytë është Holanda me 5 medalje – 2 të arta, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë.

Kujtojmë se LOD do të mbahet deri më 25 shkurt./IndeksOnline/

Lista e plotë: