17:36 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë: Pesë shtetet më të lumtura në botë

Data 20 mars (sot) është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.  Ka indekse të panumërta të cilat synojnë matjen e lumturisë së një shteti.

Disa prej tyre e masin duke u bazuar në pasurinë e shtetit dhe standardin e jetesës së popullit.

Disa tjerë aplikojnë ekuacione më komplekse që i marrin për bazë shumë faktorë tjerë, duke filluar nga moti e deri te kostoja e produkteve esenciale ushqimore.

Por sot do t’ju sjellim listën e shteteve më të lumtura në botë, duke u bazuar në Indeksin e Lumturisë së Planetit.

Ky indeks i liston shtetet të cilat bëjnë jetë të gjatë e të lumtur brenda kufizimeve ambientale të planetit. Dhe, sipas tyre, këto janë pesë shtetet më të lumtura në botë:

  1. Kosta Rika
  2. Meksika
  3. Kolumbia
  4. Vanuatu
  5. Vietnami.