21:37 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ditë e madhe për Suarez, ka katër arsye për të festuar (Foto)

Luis Suarez shënoi gol për Uruguain në ndeshjen e tij të 100-të.

Me këtë gol kundër Arabisë Saudite ai i siguroi Kombëtares kualifikim në mesin e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës, shkruan indeksonline.

Përveç golit, ndeshjes së tij të 100-të dhe kualifikimit, sulmuesi i Barcelonës ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së tij të tretë.

“I lumtur që zhvillova ndeshjen e 100-të në histori për Uruguain! I lumtur që kaluam në rundin e 16-të! Gjithashtu i lumtur të tregoj se jemi duke pritur fëmijën tonë të tretë. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Suarez në Twitter. /IndeksOnline/