20:30 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ditën e ngjeshur me takime, mirëpo natën gjen pak kohë për ‘relaks’ [Foto]

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po duket se po i jep rëndësi të madhe shëndetit të tij.

Thaçi ndryshe prej ditëve të zakonshme nga aktivitetet që i ushtron si i pari i shtetit, ai sot pasdite ka zgjedhur që të relaksohet paksa në palestër sportive.

Prezenca e tij padyshim se nxit çdo person në sallë të ndihet krenarë. Madje, dy prej trajnerëve profesional të Fitnesit FiveStar, Visar Hyseni dhe Fabian Rrecaj kanë postuar fotografi me Presidentin teksa shihen brenda palestrës, shkruan Indeksonline.

Fotografia është publikuar nga njëri prej trajnerëve në fjalë në rrjete sociale.

Ndryshe, Thaçi ka deklaruar shumë herë se është simpatizant i ushtrimeve fizike dhe se rregullisht i viziton qendrat e fitnesit./Indeksonline/