21:18 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ditët e fundit të verës, ky është moti!

Situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe për këto dy ditët e fundit të stinës së verës.

Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira, më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme.

Temperaturat mbeten konstante me ato të ditëve të fundit.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Temat: