17:52 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Ditët vendimtare për çështjen e emrit

Derisa në Parlament po vazhdon diskutimi për interpelancën e Qeverisë, ditët në vazhdim pritet të jenë ditë vendimtare rreth çështjes së emrit për Maqedoninë.

Në orët e mbrëmjes diplomati grek Nikos Kocias do të shkel në tokën maqedonase, teksa menjëherë në Ohër pritet të ketë një takim joformal me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Kurse edhe gjatë ditës së nesërme pritet të vazhdojë dialogu mes dy ministrave, për tejkalimin e dallimeve rreth emrit dhe avancimit të raporteve mes dy vendeve.

Siç njofton Indeksonline, takimi i nesërm, i cili është i treti me radhë pritet të sjell edhe përparim në negociata dhe mbase dhe do të jenë ditët vendimtare sa i përket këtij dialogu.

Edhe shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov sot nga Shkupi ka deklaruar se bisedimet janë në një fazë delikate por se pret dhe shpreson që shënohet progres.

“Të gjitha raundet e bisedimeve janë të vështira, kështu që kuptohet pres bisedime thelbësore. Shpresoj në progres. Mendoj se sjellja e Maqedonisë dhe fqinjëve tanë Greqisë në lidhje me procesin sinjalizon se procesi është në një fazë delikate dhe jemi të fokusuar pikërisht në këto bisedime dhe shpresoj se do të na ndihmoj ajo që ky raund mbahet pikërisht në Ohër dhe fryma e asaj perlës sonë do të na ndihmoj”, tha Dimitrov, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias gjatë ditës nga Beogradi ka thënë se tashmë është shënuar përparim në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se për mbylljen e tërësishme të çështjes nevojitet akoma të bëhet kompromis./ Indeksonline/

Temat: