20:21 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dizajnerja kosovare e vesh bukuroshen e famshme latine

Dizajnerja e famshme kosovare, Albina Dyla e ka veshur bukuroshen latine, Maria Chiquinquira Delgado.

Delgado njihet në Amerikën Latine si një nga bukuroshet më të shquara duke u vlerësuar në disa konkurse të bukurisë, si aktore në filma dhe udhëheqjen e disa emisioneve televizive.

E njohur si Chiqui Delgado, bukuroshja latine ishte zgjedhur Miss Venezuela, ndërsa tani udhëheq emisionin e njohur televiziov, “Mira Quein Baila”.

Dizenjatorja kosovare e ka bërë edhe më të bukur artisten latine me fustanin mahnitës të cilës Chiqui i ka bërë shumë reklamë ne rrjetet sociale.

Delgado numëron më shumë se 3 milionë ndjekës të cilët kanë patur mundësinë të shohin këtë punë të bukur të një kosovareje profesioniste./Indeksonline/