09:04 / E Enjte, 11 Janar 2018

Dizajnuesja e bikineve, zbulon mashtrimin e thjeshtë “si të fshehim celulitin kur pozojmë?”

Ashtu si shumë prej nesh e dimë se tashmë gjithçka që shohim në Instagram nuk është realiste- në të vërtetë, shumë njerëz përdorin truket e caktuara për t’u paraqitur në mënyrë të veçantë dhe më të bukurën e mundshme.

Edhe pse dizajnuesja e bikineve të markës Moana Bikini, Karina Irby, punon shumë që të ketë një figurë të bukur, ajo ende përdor mjete për të arritur qëllimin për t’u dukur e përsosur në Instagram, transmeton Indeksonline.

27 vjeçarja nga Port Macquarie kohën e fundit zbuloi një “mashtrim” të saj se si ta fsheh celulitin që të mos duket kur ju dilni në fotografi.

Ajo ka zbuluar se gjithë kjo ka të bëjë me dritën e pasdites.

“Drita e pasdites është thelbi i mashtrimeve në fotografi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së saj.

“Mos harroni se ndriçimi luan një rol të madh në atë se si shfaqen imazhet. Drita e drejtpërdrejt në trup fsheh celulitin dhe zonën e gungave, ndërsa kur drita është sipër juve, nxjerr në pah dhe më mirë çdo të ‘metë’ të tuajën”./Indeksonline/