20:23 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Djali 6 vjeçar i Oliver Ivanoviqit, nuk e di se babai i tij është vrarë

Djali gjashtë vjeçar i Oliver Ivanoviqit, Bogdan ende nuk e di se babai i tij ka vdekur.

Kështu ka deklaruar vëllai i Oliver Ivanoviqit, Miroslav.

Sipas tij, familja ka konsideruar se lajmi i vështirë duhet t’i komunikohet djalit vetëm kur të ketë mbaruar gjithçka.

Miroslav beson se vrasja e vëllait të tij është kryer nga profesionistë të cilët e kishin ndjekur më parë lëvizjen e Oliverit.

Ndryshe, furnerali i Oliver Ivanoviqit i cili do mbahet në orën 12:30 do të ndiqet nga Patriarku Irinej./Indeksonline/