Djali i shkoi vetëm dy herë në shkollë, burgoset babai
Një baba u burgos pasi dështoi të dërgoj djalin në shkollë çdo ditë.
Djali doli për mësime në shkollën e tij lokale vetëm dy herë këtë vit, transmeton Indeksonline.
Zyrtarët e paraburgimit kontaktuan prindin 29 herë, por ai hodhi poshtë akuzat dhe ofertat e tyre për ndihmë.
Policia në Haverfordwest, Pembrokeshire, burgosi babanë për dy muaj pasi ai pranoi një vepër penale sipas Aktit të Arsimit 1996.
Zëdhënësi i Arsimit të Këshillit të Pembrokeshire, David Lloyd, tha: “Kjo është një kujtesë për pasojat serioze për prindërit për mos sigurimin që fëmijët të ndjekin rregullisht shkollën”./Indeksonline/.