21:42 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Djali ia feston ditëlindjen, ministri ua prezanton gjithë familjen (Foto)

Sot në shtëpinë e ministrit Bajram Hasani kishte festë. Djali i tij, Froni ka mbushur plot 3 vite jetë.

Ai siç duket është gëzimi i shtëpisë, meqë edhe në fotografi bukuroshi shihet se është fëmijë shumë pozitiv. E këtë më së miri e tregojnë vet fotot në të cilat është shfaqur i buzëqeshur, shkruan Indeksonline.

“Tri vjet me Fronin.

Tri vjet gëzim e lumturi.

I miri i babit, të paça gjithmonë.

Babi, nana e motrat të duan pafundësisht! “, ka shkruar ministri Bajrami në urimin për djalin e tij.

Ndërsa, ai i ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook edhe disa fotografi. Në dy prej tyre është ministri me djalin, ndërsa në foton e fundit, krahë Hasanit është bashkëshortja e tij, Arbenita,  e cila duket të jetë mjaft elegante dhe e bukur, shkruan Indeksonline.

Në mungesë është fotografia me vajzat e çiftit, por nuk ka dyshim se pokaq bukuroshe do të jenë edhe ato dyja./Indeksonline/