08:07 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Djali im ka gjithçka që i duhet një lojtari, por unë kurrë nuk do ta transferoj atë”

Giovanni Simeone i ka cilësitë e duhura që të luajë nën urdhrat e babait të tij, Diego, tek Atletico Madridi.

Megjithatë, Diego ka konfirmuar se kurrë nuk do ta transferojë atë në të ardhmen.

23-vjeçari, i cili e shënoi golin e tij të parë me Argjentinën ndaj Guatemalas, ka bërë një start impresiv në Itali te Fiorentina, transmeton IndeksOnline.

Image result for giovanni simeone vs guatemala

”Ai është lojtar që posedon gjithçka, por unë kurrë nuk do ta transferoj atë”, tha Simeone.

”Unë kurrë nuk dua të them kurrë, por është e vështirë ta keni djalin tuaj në zhveshtore”.

”Nëse në pesë apo gjashtë vitet e ardhshme, ai bëhet lojtar i rëndësishëm, ne do të flasim për një tjetër situatë”.

”Ndoshta kur unë nuk do të jem tek Atletico Madridi, atëherë ai mund të vijë këtu”, përfundoi trajneri i klubit madrilen./IndeksOnline/