08:19 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Djegia e këmbëve, tregues të këtyre problemeve shëndetësore

“Djegia e këmbëve”- ndjesia e djegies në këmbë mund të jetë e lehtë ose në gjendje shumë të rënduar. Dhimbja nga ndjesia e djegies në këmbë shpeshherë ndikon në gjumin e natës. Në raste të veçanta, ajo shoqërohet me ndjesinë e shpimit me gjilpërë, nga mpirja dhe ndonjëherë nga të dyja këto.

Ndjesia e djegies në këmbë mund t’i referohemi dhe si therje në këmbë ose parestezia.

Shkaqet

Ndonëse lodhja ose infeksioni i lëkurës shkaktojnë përkohësisht ndjesinë e djegies në këmbë, ajo shpeshherë vjen si pasojë e dëmtimit nervor (neuropati periferike). Ky i fundit ndodh për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet: diabeti, alkoolizimi, ekspozimi ndaj toksinave, mungesa e vitaminës B ose nga HIV/AIDS.

Disa nga shkaqet e ndjesisë së djegies në këmbë:

Abuzimi me alkoolin

Këmbët e atletit (infeksioni mykotik i këmbës)

Kimioterapia

Sëmundja kronike e veshkave

Neuropatia diabetike (dëmtimi nervor i shkaktuar nga diabeti)

HIV/AIDS

Hipotiretoza (tiroidi joaktiv)

Sindroma e tunelit tarsal

Anemia

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Kërkoni ndihmë mjekësorë nëse:

Ndjesia e djegies në këmbë shfaqet papritur, veçanërisht nëse jeni ekspozuar ndaj një lloj toksine.

Keni një plagë të infektuar, sidomos nëse vuani nga diabeti.

Lini një vizitë me mjekun nëse:

Vazhdoni të përjetoni dhimbje ndonëse keni disa javë që po trajtoheni në kushte shtëpie.

Vëreni që simptomat po përkeqësohen dhe bëhen më të dhimbshme.

Ndieni sikur djegia po përhapet në të gjithë këmbën.

Nuk i ndieni më këmbët apo gishtat e këmbëve.

Nëse ndjesia e djegies në këmbë është e vazhdueshme ose nëse nuk ka një arsye të dukshme, atëherë mjeku do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar nëse vjen si pasojë e ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore që shkakton neuropati periferike.