14:08 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Do martohem muaji e ardhshëm, por kam frikë se i fejuari im do më lërë në altar

Jam e shqetësuar se i fejuari im mund të më lë në altar.

Ne kemi planifikuar martesën tonë për më shumë se një vit dhe supozohet të martohemi muajin e ardhshëm. Ai është 31 vjeç dhe unë jam 27.

Kemi pasur disa muaj kritik. Unë kam qenë e stresuar për shkak se kam pasur edhe disa probleme në punë dhe e kam pasur shumë të vështirë. Mamaja e të fejuarit tim ka kancer në gji.

Ne kemi qenë duke argumentuar shumë dhe ai është duke dalë më shumë me miqtë e tij- unë jam e shqetësuar se ai mund të më lërë. Nuk di çfarë të bëj?

Përgjigja:

Mos “u detyroni” të martoheni vetëm pse dasma është e rezervuar. Divorci është më i vështirë se shtyrja ose anulimi i dasmës.

Bisedoni mes vete për këtë gjë dhe nëse vendosni diçka, njoftoni të ftuarit se dasma do vonohet.

Kjo është shumë më mirë për të dy ju që të mos nguteni./Indeksonline/