12:22 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Doktoresha pezullohet pasi gati sa nuk rrahu pacientin (Video)

Një mjeke e dhomës së urgjencës është pezulluar pasi një video tregon një mosmarrëveshje të tensionuar me një pacient e cila shkoi edhe më larg.

20 vjeçari, Samuel Bardwell nuk ishte në gjendje të ngrihej nga shtrati në Spitalin El Camino në Kaliforni pasi ai pësoi një sulm ankthi pas praktikës së basketbollit të hënën e kaluar.

Videoja e postuar në Facebook, nga babai i tij, Donald, arriti në 4.3 milionë shikime, dhe tregon mjekun duke argumentuar me palën në fjalë, duke kërkuar që pacienti të jetë i zoti të ngrihet dhe se sipas saj ai është më i sëmuri nga të gjitha që janë aty,transmeton Indeksonline.

Bardëell ka kërkuar medikamente ankthi, për të cilat mjekja përgjigjet duke pyetur nëse ka nevojë për ‘narkotikë’.

Drejtori i Sitalit, Dan Woods ka bërë të ditur se tashmë ajo është larguar nga pozita që kishte në spital.

“Këtë javë, një pacient që vizitoi departamentin e  emergjencave në kampusin tonë Los Gatos kishte një ndërveprim me një mjek, sjellja e të cilit ishte joprofesionale dhe jo standardi që kërkojmë nga të gjithë ata që sigurojnë kujdesin ndërmjet Spitalit El Camino”, thuhej në deklaratë.

“Ne kemi shprehur keqardhjen tonë të sinqertë dhe po punojmë drejtpërdrejtë me pacientin për këtë çështje. Ju lutemi, e merrni parasysh këtë çështje shumë seriozisht pasi personi i përfshirë është hequr nga plani i punës dhe jemi në pritje të hetimeve të mëtejshme”, ka shtuar ai.

“Sjellja e mjekut ishte e tmerrshme dhe ata duhet të dinë më mirë-sidomos kur është fjala për benzodiazpeinat si Klonopini”, ka thënë tutje, Woods./Indeksonline/