13:48 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Dortmundi nis bisedimet me trajnerin e njohur (Foto)

Skuadra e Borussia Dortmundit ka filluar bisedimet me trajnerin e ri.

Sipas medieve gjermane, skuadra e BVB-së e ka në plan ta shkarkoj nga detyra Peter Stoger në fund të këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

Vendin e 52-vjeçarit nga Austria pritet ta zë trajneri Lucien Favre.

Favre ishte kandidatë për t’u bërë trajner i Bayern Munchen, skuadër kjo e cila do ta emëroj zëvendësues të Heynckes-it, Niko Kovacin.

60-vjeçari për momentin është trajner i Nice-s, por në shumë intervista e ka cekur se ky mund të jetë sezoni i fundit në Francë.

Zvicerani, ka nisur karrierën e menaxherit në vitin 1991, ku përsipër mori; Echallens. Gjatë karrierës, ai ka menaxhuar klube, si; Yverdon Spor, Servette, Zurich, Hertha BSC dhe Borussia Monchengladbach./IndeksOnline/