11:41 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drejtori i Crvena Zvezdës: Nuk besoj që vjen Shaqiri, ne jemi simbol i Serbisë

Java e katërt e Champions League ka rezervuar shumë surpriza në grupin C, ku Liverpool do të përballet me Crvena Zvezdës e Beogradit.

Kjo ndeshje pritet të ngjalli shumë reagime dhe polemika duke ditur, tifozerinë e ashpër të kësaj skuadre.

Për më tepër një shqetësim i madh është edhe futbollisti shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri, i cili shihet si një “shkëndijë” incidentesh nëse do të thirret për këtë ndeshje.

Disa ditë më parë një shqetësim për këtë çështje e ngriti edhe Drejtori sportiv i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic, madje ai paralajmëroi Shaqirin se në Beograd e pret “Ferri”.

Zvezdan Terzic ka treguar që skuadra e tij do ta kryej detyrën e tyre për ta mbrojtur Shaqirin dhe skuadrën e Liverpool, edhe pse ka theksuar ndjesinë e situatës.

“Mendoj se Shaqiri do të ishte në një presion të jashtëzakonshëm psikologjik”, kishte thënë Terzic për të përditshmën serbe Kurir.

“Ai e di ku është duke shkuar. E di shumë mirë që klubi i ynë është simbol i Serbisë, për dallim nga Partizani i cili ka përfaqësuar më shumë Jugosllavinë”.

“Nuk e di nëse ai do të luaj në Marakana (emri i stadiumit Rajko Mitic) në këto kushte, kështu që dyshoi se do të vije. Nëse vjen, ai do të jetë më i vogël se një lulëkuqe”.

Megjithatë më pas Terzic i ka rregulluar tonet duke thënë se do mundohen ta mbrojnë Shaqirin.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ne mundemi që Shaqiri të ndjej se ai mund të luaj futboll. Është detyrë e jona që ta mbrojmë atë. Të jemi mikëpritës të mirë” . /IndeksOnline/

Temat: