17:42 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Drenas: Vetura me targa gjermane aksidentohet me pompën e benzinës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Drenas-Komoran, saktësisht afër shkollës së mesme në Drenas.

vNjë veturë me targa të Gjermanisë i ka rënë mbrojtësve të një pompe të derivateve të naftës.

Në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë Policia e Kosovës e cila ka bërë shikimin e vendit.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk është raportuar për të lënduar ndërsa automjeti i dëmtuar ka qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e ngjarjes.