22:19 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Drenicaku i “O sa mirë”, tallet me listat e veteranëve, propozon edhe një prokuror!

Jeton Zogjani jo rrallë herë ironizon për problemet e ndryshme të vendit tonë. Ai bënë komente nga më të ndryshme, me të cilat edhe na bënë të qeshim pafund.

Aktorit të njohur të serialit “O sa mirë”, duket se i kanë rënë në sy diskutimet sa i përket listës së veteranëve dhe akuzat e ndryshme.

“Veterane n’dashuri!!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

Por, kur bëhet fjalë për një person me memori të mirë, ai etiketon analistin Nexhmedin Spahiun.

“Me shti Nexhmedin Spahiun ne vend te ketij prokurorit qe ka ike. Ky t’i din veteranet edhe me datelindje.”, ka shkruar tutje ai. /Indeksonline/