23:44 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Dreshaj-Albin Kurtit: Ke të drejtë, por më mirë me ju se me Listën Serbe

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka përshëndetur mbarëvajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, nuk duhet asnjë raport që t’i tregoj atij se ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi, raporton Indeksonline.

Ja fjalimi i Dreshajt:

Mbarëvajtja e seancës së sotme ka qenë për lakmi. Fjala e  Albin Kurtit ka qenë e drejtë dhe e vërtet. Unë e kam bindjen se Kosova i humb ato hektarë.

Nuk më duhet as Meha as Bulliqi për të më treguar ku është kufiri im.

Më mirë është me na ndihmu Vetëvendosja se sa të varemi nga dikush tjetër.

Ky moment është i rëndësishëm nëse e votojmë demarkacionin, sepse të gjithë i kemi shanset të kërkojmë diçka që është e jona. /Indeksonline/

Temat: