22:11 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dreshaj jep lajm të mirë për qytetarët e Kosovës, përmend shtesat për fëmijë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj ka dhënë një lajm shpresëdhënës për qytetarët e Kosovës.

Dreshaj ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn gjatë këtij mandati qeverisës do të siguroi shtesat për fëmijë.

“Qeveria Haradinaj po shquhet për kryerjen e shumë punëve të mëdha. Një nga to do të jetë sigurimi i shtesave për secilën familje në Kosovë. Janë duke u bërë hapat e parë në këtë plan, por e rëndësishme është se gjithçka do të përfundoi brenda këtij mandati. Secila familje do të gëzojë shtesat për secilin fëmijë. Momentalisht nuk mund të përmend shifra se sa do të jenë, por është duke u punuar dhe se shpejt do të dalim me shpjegime të tjera”, ka thënë Dreshaj për Indeksonline.

Deputeti nga Istogu ka thënë poashtu se e rrugës do të ishte që shpejt të fillojë rishikimi i listave të veteranëve.

“Duhet të bëhet rishikimi i listave të veteranëve. Është nënçmim për secilin veteran të vërtetë që të jenë në një kategori me njerëz që për luftën vetëm mund të kenë dëgjuar. Poashtu, mendoj se secili veteran që është i aftë për punë duhet që të punojë. Duhet ta rregullojmë këtë situatë”, ka thënë Dreshaj./Indeksonline/