20:50 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dreshaj: Në marrëveshje diçka ka ndryshuar, shpresoj komisioni t’i hapë sytë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka thënë se ka njohuri se ka një ndryshim në projektligjin e votimit të demarkacionit.

Dreshaj ka thënë se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pasur ndryshim të marrëveshjes që ishte paraparë të hidhet në votim.

Marrëveshja që duhej të hidhej në votim është shtrembëruar, nuk është e njëjtë me atë që pritej të votohej. Vjosa Osmani si kryetare e komisionit duhet të na jep sqarime se pse ka ndodhur ky ndryshim sepse duket në letër ndryshim i vogël, por ka peshë të madhe. Për këtë duhet të japin përgjegjësi edhe antarët e komisionit që ishin të pranishëm në takimin e sotëm. Mjafton të shikoni marrëveshjet përkatëse për të parë se ndryshimi ka ndodhur, por nuk do e pranoj si të tillë. Asnjë pikë, asnjë presje, nuk do të ndryshohet sepse mjaft kemi lëshuar pe” ka thënë Dreshaj./Indeksonline/

Marrëveshja e paraparë për t’u hedhur në votim 

Ndryshimi që është bërë sot nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë