22:03 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dreshaj sjellë në Kosovë biznesmenin e famshëm gjerman, paralajmëron fabrikë e vende pune

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj e ka sjellur në Kosovë biznesmenin e famshëm gjerman, Michael Zehe.

I njëjti është pronar i vajrave të famshme motorike, ROëE, me të cilat garojnë edhe bolidët në Formula 1.

Deputeti nga Istogu ka paralajmëruar projekte të mëdha të cilat garantojnë edhe vende të punës.

“Ndjehem i lumtur dhe i privilegjuar që në Kosovë kam sjellur një nga biznesmenët mjaft të suksesshëm në Gjermani.

Pronari i vajrave motorike më të famshme gjermane, ROëE, njëherit drejtori i Sz ëatrer GMBH, Michael Zehe po qëndron në Kosovë me ftesën time.

Bashkë kemi projektuar një plan për prodhimin e impjanteve të ujërave të zeza me sistemin me të avansuar në botë në këtë drejtim.

Poashtu, kemi bërë gati një plan ndërtimin e një objekti industrial në Istog ku pritet të prodhohen pajisje që ndërlidhen me këto biznese.

Investimi do të jetë milionësh, garanton shumë vende të punës ndërsa tokën për investitorë e fali unë.

Kurrë nuk do të ndalem së punuari për vendin tim.

Na presin ditë të mira” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/