23:06 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drita bëhet me trajner nga Shqipëria

Shpëtim Duro është trajneri i ri i Dritës së Gjilanit.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë klubit kosovar, se trajneri tiranas ka pranuar ofertën dhe nesër do të prezantohet zyrtarisht.

Duro ka drejtuar Partizanin, Skënderbeun, Vllazninë, Besën, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi Flamurtarin.

Duro do të nisë një aventurë të re te kampionët e Kosovës, të cilët i gjen në një moment të errët, pasi kanë pësuar katër humbje radhazi në kampionat.

 

Temat: