08:53 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Drita – Prishtina: Kryendeshja e javës së gjashtë zhvillohet në Gjilan

Sot festë në Gjilan. Drita pret Prishtinën. Vendasit për t’i ikur vendit të parafundit dhe fillimit të sezonit katastrofal me vetëm 3 pikë  nga 5 ndeshje me fitore të vetme ndaj KEK-ut e cila ende nuk ka pikë.

Prishtina luan në derbin e sotëm për mos të humbur edhe pas 14 ndeshjeve rresht kampionale. Prishtinasit duan të dëshmojnë se janë duke e synuar titullin dhe nuk sheh pengesa gjatë këtij rrugëtimi.

Pas formës katastrofale të Dritës, Prishtina nuk i sheh gjilanasit problem të madh sot, teksa në stadiumin e qytetit në Gjilan, priten të jenë një numër i madh i tifozëve, shkruan IndeksOnline.

Përndryshe, në stadium do të jenë të pranishëm edhe tifozët prishtinas, ”Plisat”, të cilët duken mjaft të mobilizuar për ndeshjen e sotme.

Në 42 përballje mes Dritës dhe Prishtinës që prej pas luftës, prishtinasit kanë 19 fitore, 15 barazime dhe 8 humbje.

Ndërsa, në pesë ndeshjet e fundit, Drita ka vetëm një humbje nga Prishtina, teksa ka regjistruar dy barazime dhe fitore.

Prishtina maksimalisht e respekton kundërshtarin e sotëm dhe është e vetëdijshme se vetëm me angazhim maksimal mund të marrë pikë nga një udhëtim i nxehtë siç është Drita si vendase.

Vlen të përmendet se edhe në 18 ndeshjet sa Drita e ka pritur Prishtinën, kryeqytetasit i kanë vetëm 3 fitore, 10 barazimeve dhe 5 humbjeve.

Prishtina nuk ka mungesa dhe është shtabi teknik që do të vendosë për 11-shen startuese, teksa mund të pritet ndonjë ndryshim nga ndeshja e fundit me Gjilanin në mesjavë./IndeksOnline/