21:56 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Drita shkruan historinë, fiton Superkupën e Kosovës

Drita është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll pas fitores ndaj Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Pasi u shpallë kampion i Superligës së Kosovës përballë Prishtinës, gjilanasit edhe sonte e kishin kundërshtarin e njejtë.

Interesimi për ndeshjen e sontme ishte jashtëzakonsisht i madh, ku kishte edhe tifozë që mbeten jashtë stadiumit.

Pjesa e parë i takoi komplet skuadrës prishtinase, e cila dominoi mbi Dritën në çdo aspekt.

Prishtina u ”shpërblye” në minutën e 42-të të ndeshjes, kur Mankenda me një goditje të fuqishme mposhti portierin, Edvan Bakaj.

Me këtë rezultat, përfundoi edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, ndeshja u deshtë të ndërprehej për pak çaste, pasi që tifozët e Dritës hodhën fishekzjarre në fushën e lojës.

Goli i barazimit për Dritën erdhi nga pika e bardhë. Pas një aksioni mirë të krijuar nga gjilanasit, Armend Thaqi bëri ndërhyrje të palejuar, duke bërë që Genc Nuza të akordojë penallti.

Fidan Gërbeshi e barazoi rezultatin nga pika e bardhë, megjithatë Nuuza e anuloi golin për shkak të hedhjeve të fishekzjarreve në fushë.

Penalltia u përsëritë, por Gërbeshi u tregua i saktë sërish nga penalltia.

Dhe në minutën e 82-të, pas një kundërsulmi, Betim Haxhimusa shënon golin e fitores për Dritën.

 

Për Dritën, ky ishte titulli i parë i Superkupës së Kosovës në futboll, duke e shkruar kështu historinë./IndeksOnline/