07:41 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Drita vazhdon garën në Ligën e Kampionëve

Drita sot do të ndeshet në rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kamionëve.

Drita nga Gjilani, e cila e kaloi me sukses garën parakualifikuese, sot në mbrëmje në Stadiumin “Adem Jashari” do të ndeshet me Malmon e Suedisë.

Kampioni i Kosovës dhe ai i Suedisë do të kenë e dhe ndeshjen kthyese në Suedi dhe një fitore e intelektualëve, do të ishte një arritje e madhe për klubin dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi.

Ky është viti i dytë që Kosova merr pjesë në garat e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës