21:34 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dronët do t’i zëvendësojnë rojet e plazhit

Interesant,  njëkohësisht  edhe shumë efikas,  është përdorimi  i  dronëve për shpëtimin e jetës së njerëzve kur ata gjenden në rrezik.

Kjo shihet në një video se si përmes dronit mundësohet shpëtimi i  dy personave nga valët e mëdha, njofton BoingBoing, transmeton KlanKosova.

Kjo formë testimi duket se nuk do të mbetet vetëm në Australi, pasi në nëntor të këtij viti edhe Italia do të prezantojë projektet e para në Sea  Drone Tech Summit.

Këto projekte  do të ofrohen  në tre “seanca”  , ku do të testohen edhe modelet që do të mund të ndihmojnë edhe nën ujë.

Besohet se versioni më i madh i dronëve shpëtimtarë  do të jetë i pajisur me një gomë që do të fryhet, e cila do të përdoret në raste të mbytjes së mjeteve lundruese.

Ky Samit do të organizohet në Gallipoli dhe do të jetë dyditor.

Temat: