12:02 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa me trenerka e çizme në New York (Foto)

Krahas sukseseve në karrierën artistike muzikore, Dua Lipa shpesh komentohet edhe për paraqitjet dhe stilin e saj.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka ditë që po qëndron në New York, nga edhe po poston imazhe të ndryshme.


Së fundmi shfaqet me një veshje ‘interesante’. Dua ka zgjedhur që me një palë trenerka të vesh edhe çizme, teksa lartë ka veshur një bluzë të shkurtër ku ekspozon dekoltenë.


Ndryshe Dua më 10 gusht do të performojë edhe në Prishtinë në kuadër të festivalit Sunny Hill, event ky që për herë të parë sjellë në Kosovë yje të njohura botërore, por edhe artistë të pëlqyer shqiptar./Indeksonline/