10:46 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa thyen rekord! Mbi pesë million shikime pak orë pas publikimit të “IDGAF” (Video)

Dua Lipa thyen rekord! Mbi pesë million shikime pak orë pas publikimit të “IDGAF” (Video)

Dua Lipa është njëra nga këngëtaret më të njohura shqiptare në botë.

Ajo ditën që lamë pas ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “IDGAF (I don’t give a fuck)”, këngë të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

“Ishte videoja më e vështirë dhe më sfiduese për filmim. U deshën 22 orë për ta xhiruar duke filluara në 06:00 dhe për ta përfunduar në 4:00 të ditës së nesërme, por ishte e dobishme. Unë jam aq krenar, por edhe me fat. Faleminderit për dashurinë. Faleminderit të gjitha vajzave të bukura në video për punë e palodhshme që bëtë. Faleminderit hscholfield që më ndihmove të kthej një ide në realitet, Mosaert në drejtimin artistik, Marion Motin në koreografi” ka shkruar Dua në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”.

Kënga e Duas për pak orë ka mbledhur mbi 5.2 milion klikime dhe është kënga më e kërkuar në këtë ueb faqe./Indeksonline/

Temat: