08:27 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dua uron kushërirën për ditëlindjen me fotografitë më të ëmbla nga fëmijëria!

Dua Lipa ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar kushërirën e saj për ditëlindje.

Këtë e ka bërë duke i hyrë arkivës së vjetër të fotografive dhe publikuar imazhet më interesante të saj dhe kushërirës.

“Urime ditëlindjen kushërirë, motër, shoqe e ngushtë. Ti gjithmonë ke pasur diçka për gjërat më të imta në jetë… si tatuazhet henna…” kishte shkruar Dua duke vazhduar t’i tregon sa e do dhe i kërkon falje për fotografitë turpëruese.

Ndryshe, Dua dhe kushërira Lyra duken se vazhdojnë të jenë shumë të lidhura me njëra tjetrën./Indeksonline/