16:48 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Duda Balje zemërgjerë, shtron iftar për këta persona në Prizren (Foto)

Deputetja e kuvendit të Kosovës nga radhët grupit 6+, Duda Balje sonte ka organizuar një iftar në të cilin i ka ftuar të gjithë personat me aftësi të kufizuara dhe ata me Sindromin Doën, Autizëm, Distrofi dhe Hendikos

Balje në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar se iftari që do të shtrojë ajo do të jetë në Edi Imperial.

Lexojeni statusin e plotë të deputetes Balje:

Të nderuar, sot në iftarin e parafundit të Ramazanit, kam nderin të jeni mysafirë të mi ! Vetëm për juve, persona me aftësi të kufizuara .
Sindromë doën,autizëm,distrofi,hendikos..
Edi imperial !
Deputetja Duda Balje”, ka shkruar ajo.