14:42 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Duka: Me krenari do të them që kam qenë mik i Fadil vokrrit

Kreu i Federates së Futbollit të Shqipërise ka folur në mbledhjen komemorative në nderim të Fadil Vokrrit.

Duka ka theksuar që Vokrri ishte padyshim lojtari më i shqiptar i të gjitha kohërave, duke shtuar poashtu qe kishte virtytet si një burr i vertetë dhe me vlera kombëtare.

Këto janë disa nga fjalët e Dukës:

Do të doja që sot nga kjo foltore të isha duke e perqafuar Fadilin për marrjen medaljeve për të gjithçka që ka bërë dhe jo ta merrja fjalën për vdekjen e tij. Fadili padyshim që ishte futbollisti më i madh shqiptar i të gjitha koherave. Ai ka luajtur futboll në Kosove në ish jugollsavi, futboll ne nivele të larta.

E kam njohur në lojë, e kam njohur në fushe, e kam njohur si kryetar të FFK-s dhe u bë një mik i imi. Ka kontribuar në konsolidimin e njohjes së FFK ne familjen evropiane dhe botërore. Këto nuk jane fjalë raste por fjalë zemre. Ai nuk ishte diplomat, atë që mendonte ta thonte troç. Një burrë i vërtet, një njeri i vlerave të kombit shqiptar, Fadili e ka merituar përjetesine nuk mund tja japim ne. Me vjen keq që duhet të ndahemi por me krenari do të them që kam qenë mik i Fadil Vokrrit. U prefsh ne paqe miku im Fadil. /IndeksOnline/

Temat: