23:59 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dukesha e Kembrixhit “thyen” rregullat e eventit BAFTA (Foto)

Ka nisur edicioni i ri i 78-të me radhë i eventit prestigjioz British Academy Film Aëards. Yje të shumta të filmit anembanë botës tashmë kanë parakaluar në tapetin e kuq, shkruan Indeksonline.

Mysafirët në Bafta Film Awards u bashkuan në mbështetje të fushatave Time’s Up and Me Too duke u veshur me ngjyrë të zezë në ceremoninë në Londër.

Shumë pjesëmarrës gjithashtu mbanin shenjat Time’s Up – të gjitha duke iu referuar një shtytjeje për respekt dhe barazi më të madhe që nga skandali i ngacmimit seksual të Hollivudit, shkruan Indeksonline.

Por Dukeshja e Kembrixhit mbante një fustan të gjelbër të errët me një rrip të zi.

Bethan Holt, drejtor në The Telegraph, i tha BBC Neës: “Familja Mbretërore shumë rrallë përfshihet në mesazhet politike, kështu që ndoshta nuk është një habi që ajo të mos bashkohet me pjesën tjetër të grave dhe të veshin sonte e zezë “./Indeksonline/