09:36 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Duplex Premium me sezonë dimërore shumë më ndryshe

Me një pamje krejtësisht të re dhe një enterier ekskluziv, si asnjëherë më parë, Duplex Premium shumë shpejtë do të fillojë me sezonën dimërore. Kjo sezonë e shumëpritur nga të gjithë, do të sjellë risi në jetën e natës në vend, sepse do të jetë e mbushur me evente të cilat nuk janë praktikuar më parë në vendin tonë.

Me artistë të ndryshëm vendor e ndërkombëtar, më një program të menduar mirë dhe të përshtatshëm për klientët, Duplex Premium premton që sezona dimërore që do nisë shumë shpejtë, më 22 Nëntor për të ftuar special, dhe me 24 Nëntor për publikun më të gjërë, do të jetë e paharruar. Përveç artistëve të njohur që do të performojnë në skenën e Duplex Premium, do të ketë edhe evente tjera të veçanta që e karakterizojnë këtë klub nate ndër vite.

Duplex Premium , tashmë i konsideruar si klubi më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave, fitues i vetëm i “FashionTV Nightlife Award” në Ballkan dhe më gjërë, gjithmonë është në kërkim të më të mirës – asaj që i bën te lumtur frekuentuesit e këtij klubi nate. Netë plot glamur, musafirë special, program i larmishëm, kreativitet, korrektësi e përfeksion deri në detajin e fundit është ajo që ky klub ofroi qysh nga dita e parë e operimit, e do të vazhdojë ta ofrojë edhe në vazhdim.

Kështu që, mbesim në pritje për natën e hapjes së Duplex Premium, e cila edhe do të shënojë fillimin e një sezone krejtësisht ndryshe – një sezonë për t’u kujtuar e mbajtur mend.

Artikull i sponsorizuar