10:11 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy aksidente në Dollc, bllokohet rruga Prishtinë-Pejë (Foto)

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në mëngjesin e sotëm në Dollc të Komunës së Klinës, rruga Prishtinë- Pejë.

Në disa fotografi të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet vetura me targa lokale e cila është rrokullisur në mes të rrugës mirëpo, fatmirësisht gjendja e personave në veturë nuk është në rrezik për jetën.

Nga këto dy aksidente, rruga është bllokuar duke u krijuar kështu kolona të veturave në pritje për të kaluar./Indeksonline/