19:47 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dy aksidente trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë [Foto/Video]

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur para pak çasteve në magjistralen Prishtinë Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë.

Si pasojë e kushteve atmosferike, pasi pati reshje të konsiderueshme të shiut ka bërë që të vështirësohet tejet shumë qarkullimi i veturave.

Sipas një lexuesi të Indeksonline nga këto aksidente fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, veçse dëme të konsiderueshme materiale.

Ndryshe, Policia vazhdon të apelojë çdo herë që ngasësit e veturave të rrisin kujdesin e tyre në komunikacion, në mënyrë që mos të vihet deri tek aksidentet sidomos ato me fatalitet.

Më poshtë shikoni disa foto dhe video: