10:47 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dy aplikacionet e famshme largohen befasisht nga App Store

Aplikacionet e famshme të mesazhit të shërbimit, Telegram dhe Telegram X janë fshirë nga App Store që nga dita e djeshme.

Dy kompanitë nuk kanë dhënë ende asnjë sqarim për këtë vendim.

Apple ka heshtur për largimin e dy aplikacioneve nga App Store ndërsa Telegram ka thënë se në ditët në vazhdim do të dal me një njoftim zyrtar.

Jozyrtarisht mësohet se Telegram ka shkelur politikat e Apple dhe për këtë gjiganti teknologjik e ka larguar nga lista./Indeksonline/

Temat: