10:05 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy ditë pasi u martua, në moshën 90 vjeçare vdes komediani i njohur

Legjenda e komedisë Sir Ken Dodd vdiq dje në moshën 90 vjeçare, shkruan Daily Mail.

Aktori tashmë i ndjerë para dy ditësh u martua fshehurazi me dashnorën e tij me të cilën ishte në lidhje për 40, transmeton Indeksonline.


Dasma e tyre erdhi pasi Sir Ken u lirua nga spitali dy javë më parë pas gjashtë javësh të trajtimit për një infeksion gjoks të rëndë.

Duke folur për Good Morning Britain sot, publicisti i tij Robert Holmes tha: “Është një histori e mrekullueshme dashurie. Ata kishin qenë së bashku për 40 vjet dhe të premten papritmas i kërkoi asaj të martohej me të dhe ajo ishte e lumtur padyshim.


Sir Ken njihet për role të shumta komike, ndërsa mbetet frymëzim për shumë kënd./Indeksonline/