18:10 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy gra rrihen nga bashkëshortët në rajonin e Prizrenit

 Në dy raste të ndara, në Suharekë e Prizren janë arrestuar dy burra në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:00 në Shkozë të Prizrenit ndërsa i dyti në rrugën “Vudro Vilson” në Suharekë.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, dy të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë./Indeksonline/