22:50 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Dy kosovarë ia prishën natën shqiptarit Kosta Grillo

Miliona serbë dhe rusë po përjetojnë një natë zhgënjyese. Dy shqiptarë e bënë kahre një popull të tërë duke i mposhtur në shtëpinë e tyre me dy gola perlë.

Por, në këtë natë të zymtë për serbo-rusët, me siguri se keq me disponim është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për komentatorin shqiptar sportiv, Kosta Grillo.

Ai kishte thënë publikisht para Botërorit se është fans i Serbisë në këtë eveniment.

Por, Kosta tani duhet të kërkoi fatin te Kosta Rika për kualifikimin me pak gjasa të Serbisë./Indeksonline/

Temat: