21:23 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dy orët 13 mijë eurosh të Ramiz Lladrovcit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë e Kundër Korrupsionit.

Lladrovci pasuri të paluajtshme në të cilën hyjnë shtëpia, banesat, parcelat e tokës, zyra, kapin çmimin e 899 mijë e 250 euro.

Ai ka deklaruar në AKK se vetëm nga puna sa ishte në Gjermani ka arritur ti kursej 105 mijë euro, përmes të cilave ka blerë një banesë me bodrum.

Lladrovci ka deklaruar tri vetura, njëra është e tipit Golf e cila ka kushtuar jo më pak se 9 mijë e 500 euro. Një veturë të tipit Mecedes S-320, e cila ka vlerën prej 15 mijë eurosh. Dhe një tjetër veturë të tipit Audi A6 – 2.0, e cila ka një çmim prej 40 mijë e 500 eurosh. Të gjitha këto Lladrovci ka deklaruar se i ka siguruar nga mjetet e kursyera nga të ardhurat familjare,Insajderi.

Lladrovci gjithashtu ka deklaruar edhe dy orë dore. Njëra është e tipit “Rolex” dhe ka vlerën prej 9 mijë eurosh. Ndërsa tjetra është e tipit “Carier”, dhe ka vlerën prej 3 mijë eurosh, dhe prejardhja e këtyre ka deklaruar se është ka ardhur nga buxheti familjar.

Ai ka deklaruar edhe stoli ari në vlerë prej 11 mijë eurosh. Ari në vlerë prej 7 mijë eurosh i përket bashkëshortes së Lladrovcit, ndërsa ari në vlerë 4 mijë euro u përket fëmijëve të tij.

Lladrovci para të gatshme të mbajtura ne institucionet financiare ka deklaruar 3 mijë e 200 euro.

Lladrovci si kryetar i komunës së Drenasit merr pagë prej 1 mijë e 127 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij si punëtore e kompanisë Kujtesa, merr pagë mujore 1 mijë e 732 euro.