20:59 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dy persona të arrestuar nga vetura e rrokullisur me drogë në Obiliq [Foto]

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Indeksonline” se rreth orës 17:30 minuta në  rrugën e Llapit në Obiliq,  një veturë e dyshuar me targa vendore nuk i është ndaluar njësisë policore gjatë realizimit të detyrave zyrtare në pikë të kontrollit të automjeteve.

Rastin e ka treguar Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se janë marrë veprime të menjëhershme operacionale policore dhe po ashtu janë ndërmarrë për ta lokalizuar veturën e dyshuar dhe dyshohet se gjatë ikjes së shpejtësisë vetura e dyshuar ka dalur nga rruga.

“Policia ka arrestuar dy persona te dyshuar, ku pastaj ne automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikeve. Personat e dyshuar janë arrestuar janë sjellur ne stacion policor, ndërsa  njësitet policore duke përfshire edhe ato te antidrogës janë ne proces te trajtimit te rastit”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Ndërkaq, vetura ende gjendet në vendin e ngjarjes në afërsi të termocentralit “Kosova B”. ku do të ekzaminohet nga njësitet hetimore./Indeksonline/