17:31 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy persona tentojnë të plaçkitin qendrën tregtare në Suharekë, por dikush ua prish planin (Video)

Disa persona të paidentifikuar kanë dështuar të arrijnë qëllimin e tyre, për të kryer një vjedhje në Suharekë.

Ata në orët e para të mëngjesit të së enjtes, me një veturë të bardhë kishin shkuar te një qendër tregtare për të vjedhur, por nuk ia arritën.

Indeksonline ka siguruar pamjet e bëra nga kamerat e sigurisë më 2 gusht në ora 04:55, ku shihen persona të maskuar.

Me disa mjete në duar me të cilat synonin të thyenin derën e qendrës tregtare, dy persona me maska të zeza në kokë zbresin nga vetura.

Por, meqë rrugës kohë pas kohe kalonin njerëz me vetura, dy hajnat u detyruan të heqin dorë nga vjedhja dhe të kthehen në veturë për të ikur në drejtim të panjohur.

Më poshtë pamjet nga tentimvjedhja në Suharekë. /Indeksonline/