17:06 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dy sportistë me emrin e njëjtë! Tifozët e ngatërrojnë me sulmuesin e Milanit (Foto)

 Dy sportistë kanë emrat e njëjtë, dhe kjo ka hutuar shumë tifozë të futbollit dhe basketbollit.

Në rrjetet sociale, sidomos në “Twitter”, shumë tifozë kanë menduar se emri i Nikola Kalinic është futbollisti i Milanit.

Mirëpo, në atë llogari qëndron dikush tjetër. Dhe bëhet fjalë për Nikola Kalinic, basketbollisti i Fenerbahces.

Ai përmes rrjeteve sociale ka sqaruar këtë problem që hasen tifozët e futbollit.

“Njerëz, unë nuk jam futbollist. Ka dy Nikola Kalinic, futuni në Google nëse nuk më besoni”, ka shkruar basketbollisti.

Basketbollisti 26-vjeçar është nga Serbia dhe luan për klubin e madh në Turqi, Fenerbahce.

Në anën tjetër, Kalinic është futbollist i Milanit dhe është nga Kroacia./IndeksOnline/