08:08 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dy të vetëhelmuar, njëri ndërron jetë, 16-vjeçarja në spital

Dy raste të tjera vetëhelmimi janë regjistruar në 24 orët e fundit. Për fatin e keq, një burrë 67-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa një minorene, 16-vjeçare, ka përfunduar në spital.

Komisariati i Policisë Kurbin

  • Më datë 13. 09. 2018, në fshatin Droje, në banesë, ka konsumuar mbidozë ilaçesh shtetasja K. S., vjeçe 16, dhe ndodhet në spital e jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

  • Më datë 14. 09. 2018, në lagjen “5 Maji”, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi S. N., vjeç 67, i cili ka ndërruar jetë në spital. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.